Neni 616
"Pushimi i ekzekutimit (Shfuqizuar shkronja “d” me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008; ndryshuar shkronja “c”, me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013) Ekzekutimi pushon: a) kur debitori i paraqet përmbaruesit gjyqësor dëftesën me nënshkrimin e kreditorit, të vërtetuar rregullisht, se ka paguar shumën që shënohet në urdhrin e ekzekutimit, ose kuitancë të zyrës postare ose shkresë të bankës me të cilat vërtetohet se shuma që shënohet në urdhrin e ekzekutimit është derdhur në dobi të kreditorit; b) kur kreditori heq dorë me shkresë nga ekzekutimi; c) kur gjykata deklaron, me një vendim gjyqësor të formës së prerë, sipas nenit 609 të këtij Kodi, se titulli ekzekutiv është i pavlefshëm, ose se detyrimi nuk ekziston, ose ekziston në një masë më të vogël, ose është shuar më pas; ç) kur me vendim të gjykatës që ka marrë formën e prerë, është pranuar padia e debitorit sipas nenit 610 të këtij Kodi, ose e personit të tretë sipas nenit 613 të këtij Kodi; d) shfuqizuar."