NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 613

"Efektet juridike ndaj personit të tretë Kur gjykata pranon se personi i tretë është pronar i sendit të luajtshëm të sekuestruar, por në kohën që vendimi ka marrë formë të prerë sendi është shitur në dyqanin me shitje të lirë ose në ankand, personi i tretë ka të drejtë të kërkojë nga përmbaruesi gjyqësor çmimin e shitjes, në qoftë se nuk i është dhënë kreditorit, në të kundërt ka të drejtë të kërkojë prej debitorit atë që ka përfituar nga shitja e sendit. Kur vërtetohet se kreditori ka ditur në kohën e shitjes së sendit të luajtshëm se debitori nuk ishte pronar i tij, ai detyrohet t’i kthejë pronarit të mëparshëm çmimin që ka marrë nga shitja e sendit dhe në qoftë se sendi i është dhënë atij në vend të kredisë së tij, detyrohet t’i kthejë sendin. Në këto raste kreditori ruan të drejtën e tij të kredisë kundrejt debitorit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →