Neni 573
"Shpallja e fituesit të ankandit (Ndryshuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008) Në përfundim të ankandit, përmbaruesi gjyqësor shpall fituesin. Blerës i sendit është ai ofertues që ka dhënë çmimin më të lartë. Pronësia mbi sendin i kalon blerësit vetëm pasi të ketë paguar të gjithë çmimin, duke zbritur prej tij shumën e lënë si garanci. Garancitë e lëna nga persona të tjerë që kanë marrë pjesë në ankand, u kthehen atyre menjëherë pas përfundimit të ankandit. Rregullat e hollësishme për zhvillimin e ankandit përcaktohen me udhëzim të Këshillit të Ministrave."