Neni 572
"Pavlefshmëria e shitjes në ankand Debitori, përfaqësuesi i tij ligjor, përmbaruesi gjyqësor si edhe personat e tjerë që tregohen në nenin 709 të Kodit Civil, nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ankand. Kur sendi blihet nga një person që nuk ka të drejtë të marrë pjesë në ankand, shitja është e pavlefshme. Në këtë rast, shuma e lënë si garanci nga blerësi kalon në dobi të shtetit dhe sendi me kërkesë të secilit kreditor mund të shitet përsëri në ankand, duke vepruar sipas rregullave të caktuara në këtë kapitull."