Neni 574
"Afati i pagimit të çmimit të blerjes (Ndryshuar fjalë me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008) Blerësi duhet të paguajë çmimin e sendit të blerë brenda 15 ditëve nga mbarimi i ankandit. Me pagimin e çmimit dhe taksës mbi aktet për shitjen e sendit, përmbaruesi gjyqësor jep vendim për kalimin e sendit në pronësi të blerësit. Nga kjo ditë, blerësi fiton të gjitha të drejtat që kishte mbi sendin debitori."