"Procesverbali për zhvillimin e ankandit Për zhvillimin e ankandit mbahet procesverbal, në të cilin ofertuesit shënojnë, kundrejt nënshkrimit, çmimin që japin për sendin, pavarësisht nga çmimi që ka dhënë më parë. Kur ofertuesi vepron me përfaqësues, duhet të paraqitet edhe prokura noteriale."