NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 497

"Paraqitja e kërkesës (Shtuar një paragraf me ligjin nr. 8431, datë 14.12.1998; ndryshuar paragrafi i parë dhe i tretë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Kërkesa për rishikim paraqitet para gjykatës së shkallës së parë që ka dhënë vendimin, por në rast se vendimi është ankimuar në gjykatat më të larta, kompetente është gjykata më e lartë që ka shqyrtuar çështjen në themel. Gjykata kompetente për shqyrtimin e kërkesës për rishikim gjykon sipas rregullave të zbatueshme për atë shkallë gjykimi. Kërkesa duhet të përmbajë: shkakun për të cilin kërkohet rishikimi, provat përkatëse që lidhen me një nga kërkesat e nenit 494, të këtij Kodi, ditën e zbulimit ose të vërtetimit të rrethanës ose marrjes së dokumenteve. 2. Kërkesa nënshkruhet nga avokati i pajisur me prokurë dhe nëse pala e kërkon, edhe nga kjo e fundit. 3. Kërkesa e paraqitur pa u plotësuar ose në kundërshtim me kriteret e mësipërme kthehet për plotësim nga gjykata. Në rast se kërkesa nuk plotësohet brenda një afati 10-ditor, gjykata vendos mospranimin e saj."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →