Neni 498
"Shqyrtimi i kërkesës (Ndryshuar me ligjet nr. 8812, datë 17.5.2001 dhe nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Kur kërkesa është bërë jashtë rasteve të përcaktuara në nenin 494 ose kur është bërë nga ata që nuk e kanë këtë të drejtë, si dhe kur rezulton haptazi e pambështetur, gjykata vendos mospranimin e saj. 2. Kur kërkesa shqyrtohet nga gjykata e shkallës së parë ose gjykata e apelit dhe pranohet, gjykata vendos prishjen e vendimit tërësisht ose pjesërisht dhe vazhdon gjykimin e çështjes në themel. 3. Kur kërkesa shqyrtohet nga Gjykata e Lartë dhe pranohet prej saj, gjykata vendos prishjen e vendimit tërësisht ose pjesërisht dhe e dërgon atë për rigjykim në gjykatën kompetente, e cila e gjykon me një tjetër trup gjykues. Nëse shkaku i rishikimit nuk lidhet me nevojën e saktësimit të fakteve të reja, Gjykata e Lartë revokon vendimin e mëparshëm të saj dhe vendos sërish për çështjen, sipas kompetencave të saj. 4. Në rastin e përcaktuar nga shkronja “e”, e nenit 494, të këtij Kodi, gjykata ko mpetente prish vendimin e dytë. 5. Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe asaj të apelit lejohet ankim ose rekurs në gjykatën më të lartë, sipas rregullave të përgjithshme të ankimit ose rekursit. 6. Në rast se kërkesa shqyrtohet nga Gjykata e Lartë, kundër vendimit të saj nuk lejohet ankim."