"(Ndryshuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Kërkesa për rishikim mund të paraqitet brenda 30 ditëve nga dita që pala provon se ka marrë dijeni për shkakun e rishikimit. Në rastet e parashikuara në nenin 495, afati prej 30 ditësh fillon nga dita që vendimi ka marrë formën e prerë."