Neni 484
"Marrja e vendimit (Ndryshuar fjalë në paragrafin e dytë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001) Gjykata pas diskutimit të çështjes tërhiqet në dhomën e këshillimit dhe merr vendimin përkatës. Në raste të veçanta, për shkak të natyrës së ndërlikuar apo rëndësisë së çështjes, marrja e vendimit mund të shtyhet për aq ditë sa është e nevojshme. Vendimi nënshkruhet nga të gjithë anëtarët e trupit gjykues."