NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 483-a

"Procedimet paragjykimore (Shtuar me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Nëse Kolegji Civil ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, gjatë shqyrtimit të çështjes, në dhomë këshillimi ose në seancë gjyqësore, vendosin t’i drejtohen Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ose gjykatave të tjera ndërkombëtare sipas detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërisë, ata marrin vendim për pezullimin e shqyrtimit të çështjes. 2. Vendimi i pezullimit zgjat deri në dhënien e vendimit nga gjykata ndërkombëtare. Palëve u njoftohet vendimi i gjykatës ndërkombëtare së bashku me datën e seancës së radhës në Gjykatën e Lartë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →