NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 485

"Vendimet e Gjykatës së Lartë (Hequr fjalë në shkronjën “c” me ligjin nr. 8431, datë 14.12.1998; ndryshuar fjalë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; nr. 38/2017, datë 30.3.2017 dhe nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Pas shqyrtimit të çështjes, Kolegji Civil ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosin: a) mospranimin e rekursit në rastet kur është bërë për shkaqe të ndryshme nga ato që parashikon neni 472 i këtij Kodi; b) prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të gjykatës së shkallës së parë; c) prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë me tjetër trup gjykues; ç) prishjen e vendimeve të gjykatës së apelit dhe të gjykatës së shkallës së parë dhe dërgimin e çështjes për rigjykim në shkallë të parë kur vendimi jopërfundimtar i gjykatës së shkallës së parë është marrë në kundërshtim me ligjin dhe kjo shkelje nuk është konstatuar nga gjykata e apelit; d) prishjen e vendimit të gjykatës së shkallës së parë dhe të gjykatës së apelit dhe pushimin e gjykimit të çështjes; dh) ndryshimin e vendimit të shkallës së parë dhe të vendimit të gjykatës së apelit dhe zgjidhjen përfundimisht të çështjes kur zbatimi i ligjit procedural apo material nuk diktohet nga nevoja për rishqyrtimin dhe rivlerësimin e fakteve apo të provave të çështjes; e) lënien në fuqi të vendimit të apelit. 2. Në rastet kur Kolegji Civil ose Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë vendosin njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore, në vendim gjykata formulon edhe rregullin e së drejtës për çdo çështje të shtruar për zgjidhje në vendimin e ndërmjetëm të marrë gjatë gjykimit të çështjes. Në këtë rast vendimi botohet në Fletoren Zyrtare."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →