Neni 483
"Shqyrtimi gjyqësor (Shfuqizuar paragrafi i tretë dhe shtuar paragrafi i dytë me ligjin nr.8812, datë 17.5.2001) Në seancë gjyqësore relatori paraqet faktet që kanë rëndësi për marrjen e vendimit, përmbajtjen e vendimit të ankimuar dhe shkaqet e rekursit dhe të kundërrekursit. Pas relatimit kryetari fton avokatët e palëve të paraqesin mbrojtjen e tyre. Shfuqizuar. Nuk lejohet replika, por avokatët e palëve mund që në të njëjtën seancë t’i paraqesin gjykatës mendimet e tyre, shkurtimisht, me shkrim. Procesverbali i seancës gjyqësore mbahet nga sekretari gjyqësor."