Neni 482-a
"Kalimi i çështjes në seancë gjyqësore (Shtuar me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Gjykata, në dhomë këshillimi, vendos shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore me praninë e palëve në rast se: a) çështja paraqet rëndësi nga pikëpamja e së drejtës për njësimin ose zhvillimin e praktikës gjyqësore; b) vlerësohet e nevojshme nga Kolegji Civil thirrja dhe dëgjimi i palëve për shkak të problematikës ose kompleksitetit të çështjes, sipas shkronjave “b” dhe “c” të nenit 472, si dhe paragrafit të dytë të nenit 473/a të këtij Kodi. 2. Vendimi i mësipërm, si dhe data dhe ora e seancës gjyqësore u njoftohen palëve nga sekretaria gjyqësore sipas rregullave të përgjithshme të njoftimit të paktën 15 ditë para datës së zhvillimit të seancës."