NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 482

"Shqyrtimi i çështjes (Ndryshuar titulli dhe shfuqizuar paragrafi i parë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; ndryshuar paragrafi i parë me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013; ndryshuar paragrafi i tretë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017; ndryshuar me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Shqyrtimi i çështjes në Gjykatën e Lartë, si rregull, bëhet mbi bazë dokumentesh në dhomë këshillimi. 2. Gjyqtari relator i caktuar me short vendos datën dhe orën për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi në përputhje me rregullat e planifikimit të gjykimit të parashikuara në ligj. 3. Sekretaria e Gjykatës së Lartë shpall listat e shqyrtimit të rekurseve të paktën 15 ditë përpara datës së shqyrtimit. Njoftimi për ditën, orën, si dhe përbërjen e trupit gjykues që shqyrton rekursin bëhet me shpallje në ambientet e Gjykatës së Lartë, si dhe në faqen e saj të internetit dhe me njoftim individual kur palët ose përfaqësuesit e tyre kanë lënë të dhënat e tyre elektronike të kontaktit në shkallët e tjera të gjykimit. 4. Palët mund t’i kërkojnë me shkrim relatorit përshpejtimin e shqyrtimit të çështjes për shkaqe veçanërisht të rënda dhe të motivuara, kur kjo nuk vjen në kundërshtim me ligjin. 5. Gjyqtari relator paraqet relacionin duke pasqyruar në të, veç të tjerave, arsyet e përshpejtimit të çështjes, nëse ka, përmbajtjen e vendimit të ankimuar, pretendimet dhe shkaqet e ngritura në rekurs, prapësimet e paraqitura në kundërrekurs, shqyrtimin e fakteve që kanë rëndësi për marrjen e vendimit dhe propozimin e tij për zgjidhjen ligjore të çështjes. 6. Për shqyrtimin e çështjes në dhomë këshillimi mbahet procesverbal nga sekretari gjyqësor."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →