NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 481

"Gjykimi për njësimin ose ndryshimin e praktikës gjyqësore (Ndryshuar me vendimin nr. 46/1999 datë 28.6.1999 të Gjykatës Kushtetuese; ndryshuar titulli dhe shfuqizuar paragrafi i parë me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001, ndryshuar me ligjin nr. 44/2021, datë 23.3.2021) 1. Kolegji Civil, kryesisht ose me kërkesë të palëve, mund të vendosë nisjen e procedurës së gjykimit për të njësuar ose ndryshuar praktikën gjyqësore. Nisja e procedurës për ndryshimin e praktikës gjyqësore mund të vendoset edhe nga Kryetari i Gjykatës së Lartë. 2. Vendimi i ndërmjetëm i Kolegjit Civil ose i Kryetarit të Gjykatës së Lartë për kalimin e çështjes në seancë gjyqësore përcakton çështjet e shtruara për njësim ose praktikën gjyqësore të njësuar që duhet ndryshuar. Vendimi publikohet menjëherë pas arsyetimit në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë. 3. Gjykimi për njësimin e praktikës gjyqësore bëhet nga Kolegji Civil me trup gjykues prej 5 gjyqtarësh, në të cilin marrin pjesë trupi gjykues që po gjykon rekursin dhe dy gjyqtarë të tjerë të Kolegjit, të caktuar me short. 4. Gjykimi për ndryshimin e praktikës gjyqësore të njësuar bëhet nga Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë. Kryetari i Gjykatës së Lartë, si kryesues i Kolegjeve të Bashkuara, cakton datën dhe orën e gjykimit të çështjes për ndryshimin e praktikës gjyqësore. Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë gjykojnë sipas rregullave të caktuara për kolegjin kur marrin pjesë jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të Gjykatës së Lartë. 5. Data dhe ora e seancës gjyqësore u njoftohen palëve nga sekretaria gjyqësore sipas rregullave të përgjithshme të njoftimit të paktën 15 ditë përpara datës së zhvillimit të seancës. 6. Kolegji Civil ose Kolegjet e Bashkuara, kryesisht ose me kërkesë të palëve, mund të vendosin ndryshimin e çështjeve të shtruara për njësim ose ndryshim të praktikës gjyqësore. Ky vendim i ndërmjetëm publikohet në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë. 7. Për shkak të interesit që paraqet njësimi ose ndryshimi i praktikës gjyqësore, në këto gjykime, kur është rasti, Gjykata e Lartë mund të kërkojë mendimin me shkrim nga Avokatura e Shtetit, si dhe nga persona juridikë publikë ose privatë, që çmohet se kanë njohuri të posaçme për çështjet ligjore të shtruara për njësim ose ndryshim të praktikës gjyqësore. Gjykata e Lartë, në kërkesën për paraqitjen e mendimit me shkrim, cakton një afat brenda të cilit mund të paraqitet mendimi, që në çdo rast nuk mund të jetë më i vogël se 14 ditë. Mendimet me shkrim nuk janë detyruese dhe publikohen në faqen elektronike të Gjykatës së Lartë. 8. Vendimi i Kolegjit Civil dhe Kolegjeve të Bashkuara është i detyrueshëm për gjykatat në gjykimin e çështjeve të ngjashme."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →