Neni 399-9
"Pranimi i kërkesës (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykata vendos pranimin e kërkesës, kur vërtetohet shkelja e afatit të arsyeshëm, sipas nenit 6/1, të Konventës Europiane “Për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”. 2. Në përcaktimin e shkeljes gjykata vlerëson kompleksitetin e çështjes, objektin e mosmarrëveshjes, të procedimit ose të gjykimit, sjelljen e palëve dhe të trupit gjykues gjatë gjykimit, ose të përmbaruesit, si dhe të çdo personi tjetër të lidhur me çështjen."