Neni 399-10
"Përmbajtja e vendimit për shpërblimin e dëmit (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Pas shqyrtimit të kërkesëpadisë gjykata vendos shpërblimin e dëmit nga 50 000 lekë deri në 100 000 lekë, për çdo vit, ose muaj në raport me vitin, përtej afatit të arsyeshëm. 2. Shpërblimi i dëmit bëhet duke mbajtur parasysh: a) vështirësinë e procesit, në të cilin është verifikuar shkelja; b) sjelljen e trupit gjykues ose përmbaruesit dhe të palëve; c) natyrën e interesave në çështje; ç) vlerën dhe rëndësinë e çështjes në lidhje me objektin e mosmarrëveshjes ose ekzekutimit, e vlerësuar edhe në raport me kushtet personale të palëve. 3. Masa e shpërblimit të dëmit nuk mund të kalojë objektin e padisë ose të ekzekutimit."