Neni 399-8
"Marrja e vendimit (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Pas shqyrtimit të kërkesës gjykata vendos: a) pranimin e kërkesës, konstatimin e shkeljes dhe urdhërimin e ndërmarrjes brenda afateve të veprimeve të caktuara procedurale gjatë gjykimit ose ekzekutimit; b) rrëzimin e kërkesës. 2. Vendimi i gjykatës është përfundimtar dhe i formës së prerë."