NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 399-7

"Gjykimi i kërkesës ose kërkesëpadisë (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Gjykimi i kërkesëpadisë, sipas nenit 399/6, pika 3, bëhet sipas rregullave të zakonshme të gjykimit brenda një afati 3 mujor nga depozitimi i kërkesëpadisë. 2. Gjykimi i kërkesës, sipas nenit 399/6, pika 1, bëhet në dhomë këshillimi dhe gjykata që shqyrton çështjen merr vendim brenda 45 ditëve, nga paraqitja e kërkesës. Brenda 15 ditëve nga paraqitja e kësaj kërkese, organi që pretendohet se ka kryer shkeljen, i dërgon kopje të dosjes dhe mendimin me shkrim, gjykatës që shqyrton kërkesën. 3. Në rast se gjatë shqyrtimit të kërkesës organi që po kryen veprimet, ndërmerr hapat që po kërkohen nga pala, brenda 30 ditëve nga paraqitja e kërkesës, pushon shqyrtimi i kërkesës. 4. Në rast se kërkesa refuzohet, nuk mund të përsëritet më, për të njëjtat fakte."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →