Neni 220
"Zbatimi i ligjit të huaj Në rast se për gjykimin e një çështjeje është e nevojshme të zbatohen ligjet e një shteti tjetër, gjykata duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për t’i gjetur dhe zbatuar ato sipas përmbajt jes së tyre. Kur çdo përpjekje e gjykatës sipas paragrafit të parë të këtij neni është e pasuksesshme dhe asnjë nga palët nuk kanë mundur t’ia sigurojnë gjykatës dispozitat e kërkuara, të vërtetuara nga organet kompetente të shtetit tjetër, gjykata vendos sipas legjislacionit shqiptar."