NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 219

"Ndihma juridike nga gjykatat e shteteve të huaja Kur është e nevojshme të kryhet një veprim procedural gjyqësor jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë, për sqarimin e rrethanave, konstatimin e fakteve, dërgimin e një dokumenti apo për arsye të tjera që gjykata e quan të nevojshme për sqarimin e çështjes në gjykim, gjykata nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë i kërkon ndihmën juridike përkatëse organit kompetent të shtetit tjetër. Kur veprimi procedural juridik mund të kryhet nga përfaqësia diplomatike ose konsullore e Republikës së Shqipërisë, kërkesa i drejtohet kësaj të fundit. Kërkesa e sipërme duhet të përcaktojë çështjet për të cilat kërkohet ndihma juridike dhe të përmbajë të dhënat e nevojshme për plotësimin e ndihmës juridike. Kur midis dy shteteve ka marrëveshje për dhënien e ndërsjellë të ndihmës juridike, zbatohen dispozitat e kësaj marrëveshjeje."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →