Neni 221
"Ndihma juridike për gjykatat e shteteve të huaja Gjykatat shqiptare u sigurojnë ndihmë juridike gjykatave të shteteve të tjera me kërkesën e tyre. Ndihma juridike nuk mund të jepet kur: a) dhënia e saj nuk pajtohet me parimet themelore të legjislacionit shqiptar në fuqi; b) objekti i kërkesës nuk është në kompetencën e gjykatave shqiptare."