Neni 133-a
"Njoftimi me shpallje publike (Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Njoftimi bëhet me shpallje publike nëse: a) nuk është e mundur të realizohet njoftimi sipas parashikimeve të neneve 129, 130, 131, 132 dhe 133 dhe pasi punonjësi i gjykatës ka marrë të gjitha masat e nevojshme për gjetjen e adresës së personit që i drejtohet njoftimi; ose b) personi, të cilit i drejtohet njoftimi, nuk ka vendbanim, vendqëndrim, nuk ka zgjedhur një banesë ose nuk ka caktuar një përfaqësues në Republikën e Shqipërisë dhe nuk ka qenë i mundur njoftimi i tij sipas njërës nga mënyrat e parashikuara nga ligji."