Neni 133
"(Ndryshuar me ligjin nr. 10 052, datë 29.12.2008; nr. 122/2013, datë 18.4.2013 dhe nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Kushdo mund të emërojë një person të autorizuar për marrjen e njoftimeve. Akti i emërimit depozitohet në gjykatë. 2. Punonjësi i gjykatës regjistron personin e autorizuar në portalin elektronik kombëtar, i cili krijohet dhe administrohet nga Këshilli i Lartë Gjyqësor."