NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 133-b

"(Shtuar me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) 1. Njoftimi me shpallje publike kryhet me anë të afishimit të tij në gjykatën e vendit ku do të gjykohet mosmarrëveshja, në vendin ku personi të cilit i drejtohet njoftimi ka vendbanimin ose në vendqëndrimin e tij, si edhe në njësinë administrative në të cilën ka vendbanimin ose vendqëndrimin. 2. Kur personi të cilit i drejtohet njoftimi është një person juridik privat, njoftimi kryhet me anë të afishimit të tij në selinë e regjistruar në regjistrat publikë përkatës. 3. Njoftimi botohet edhe në një rubrikë të posaçme në faqen zyrtare në internet të gjykatës, dhe/ose në një portal elektronik kombëtar të krijuar për këtë qëllim. 4. Njoftimi me shpallje publike duhet të përmbajë: a) palët ndërgjyqëse; b) identitetin e palës të njoftuar me shpallje dhe adresën e vendbanimit ose vendqëndrimin; c) datën dhe orën e gjykimit, gjykatën që shqyrton mosmarrëveshjen, objektin e mosmarrëveshjes dhe të dhënat e aktit objekt njoftimi; ç) personin zyrtar ose zyrën në të cilën mund të marrë aktin objekt njoftimi, si dhe pasojat që mund të vijnë nga mosveprimi i palës që i drejtohet njoftimi. 5. Ky njoftim qëndron i afishuar për jo më pak se 20 ditë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →