NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 129

"Thirrja në gjykatë (Ndryshuar me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013; shtuar fjalë në paragrafin e parë dhe të dytë dhe shtuar paragrafët e tretë, të katër dhe të pestë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Thirrja në gjykatë bëhet nëpërmjet njoftimit të letërthirrjes, e cila duhet të përmbajë gjykatën që e ka nxjerrë, emrin, mbiemrin e personit të thirrur, kohën e vendin e seancës gjyqësore, mosmarrëveshjen për të cilën thirret, kohën e njoftimit të aktit, si dhe pasojat ligjore në rast se personi i thirrur nuk paraqitet në gjykatë. Gjykata, kur e çmon të dobishme dhe kur pala ose personi i tretë ka dhënë pëlqimin paraprak, urdhëron që thirrja në gjykatë të bëhet nëpërmjet njoftimit me mjete të komunikimit elektronik, sipas rregullave të përcaktuara në këtë kre. Kur pala është nën masë paraburgosëse, ose po vuan dënimin me burgim, gjykata kryen njoftimin në vendin e ekzekutimit të masës ose dënimit, duke urdhëruar organet përkatëse që ta shoqërojnë në gjykatë, kur pala kërkon të marrë pjesë personalisht në gjykim. Në këto raste gjykata përsërit njoftimin për personin për çdo seancë, përveç rastit kur ai kërkon të vazhdojë gjykimi në mungesë. Kur përzgjedhja e një adrese, me qëllim njoftimi në gjykatë është parashikuar shprehimisht në kontratë nga palët, për të gjitha mosmarrëveshjet që lindin nga kjo kontratë, gjykata mund të kryejë njoftimin sipas kësaj mënyre. Palët ose personat e tretë, për çdo ndryshim të mëvonshëm të adresës dhe të të dhënave elektronike të kontaktit të tyre ose të përfaqësuesit të tyre, detyrohen të njoftojnë gjykatën. Shkelja e këtij detyrimi e bën të papranueshëm pretendimin për pavlefshmëri njoftimi. Kjo dispozitë është e zbatueshme për njoftimet në çdo fazë dhe shkallë gjykimi."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →