NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 130

"Rregullat e njoftimit shkresor të akteve (Ndryshuar me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013; ndryshuar fjalë dhe paragrafi i gjashtë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Njoftimi shkresor bëhet nëpërmjet dorëzimit nga punonjësi i gjykatës ose shërbimi postar i letërthirrjes ose akteve të tjera që duhet t’i njoftohen personit të thirrur, kudo ku ai gjendet. Në rastin e personave që ndodhen në shërbim në ushtri, njoftimi u bëhet me anë të komandës së repartit nga i cili varen. Në rastin e personave juridikë publikë njoftimi bëhet në qendrën e tij dhe i dorëzohet titullarit ose personave të ngarkuar për pranimin e akteve. Në rastin e personave juridikë privatë njoftimi bëhet në qendrën e tij dhe i dorëzohet përfaqësuesit ose personit të ngarkuar për të marrë aktet dhe, në mungesë të tyre, një personi tjetër që punon në këtë qendër të personit juridik. Në rastet kur njoftimi shkresor bëhet nëpërmjet shërbimit postar, punonjësi i gjykatës shënon mbi origjinalin dhe mbi kopjen e njoftimit edhe zyrën e postës, me anë të së cilës i është dërguar akti marrësit, me dërgesë të porositur. Dëftesa e marrjes në dorëzim duhet t’i bashkohet origjinalit të aktit dhe përfshihet në dosjen gjyqësore. Në qoftë se personi të cilit i drejtohet njoftimi refuzon marrjen e njoftimit, nuk di ose nuk mund të nënshkruajë, punonjësi i gjykatës ose punonjësi i shërbimit postar bën shënimin përkatës në aktin objekt njoftimi dhe, kur është e mundur, e vërteton edhe me nënshkrimin e një dëshmitari të pranishëm. Në këtë rast njoftimi quhet i kryer."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →