Neni 128
"Njoftimi i akteve (Ndryshuar me ligjin nr. 122/2013, datë 18.4.2013; ndryshuar fjalë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Njoftimi i akteve bëhet sipas mënyrave të parashikuara në këtë kre. Gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues të çështjes kujdeset dhe kontrollon procesin e njoftimit, që kryhet nga punonjësit e gjykatës të caktuar për realizimin e tij."