NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 118

"Procesverbali (Ndryshuar me ligjin nr. 8812, datë 17.5.2001; nr. 122/2013, datë 18.4.2013; shtuar fjalë me ligjin nr. 38/2017, datë 30.3.2017) Gjyqtari i vetëm ose kryetari i seancës duhet të sigurohet që të mbahet procesverbal nëpërmjet regjistrimit audio ose audioviziv për seancën gjyqësore, si dhe për çdo veprim tjetër procedural gjyqësor që zhvillohet jashtë seance. Nëse nuk është e mundur që procesverbali të mbahet nëpërmjet regjistrimit audio ose audioviziv, ai mbahet duke bërë një përmbledhje të saktë me shtypshkrim apo dorëshkrim. Procesverbali duhet të tregojë: a) vendin ku zhvillohet veprimi procedural gjyqësor; b) kohën e zhvillimit të veprimit procedural gjyqësor; c) përbërjen e trupit gjykues dhe emrin e sekretarit të gjykatës; ç) gjenealitetet e pjesëmarrësve në gjykim; dhe d) personat e thirrur, që nuk janë paraqitur, si dhe, nëse dihet, arsyen e mungesës së tyre. Procesverbali duhet të përshkruajë veprimet procedurale të kryera gjatë gjykimit dhe të pasqyrojë fjalë për fjalë: a) të gjitha kërkimet dhe kundërshtimet e palëve dhe të personave të tretë; b) përmbledhjen e saktë të çdo shpjegimi dhe pretendimi me shkrim të paraqitur nga pala; c) pyetjet dhe thëniet e personave që marrin pjesë në gjykim, duke përfshirë dëshmitarët dhe ekspertët; ç) provat e marra, duke përfshirë përmbajtjen e provave me shkresë që janë paraqitur, të shiritave të magnetofonit, diapozitivave e filmave; d) të gjitha vendimet dhe urdhrat që ka dhënë gjykata gjatë gjykimit; dhe dh) të gjitha pretendimet përfundimtare të palëve. Në rast se procesverbali mbahet në formë të përmbledhur me shtypshkrim apo dorëshkrim, dhe një nga palët kërkon që pjesë nga thëniet e palës tjetër të përfshihen në procesverbal, gjykata duhet ta marrë parasysh këtë kërkesë. Nëse procesverbali mbahet në formë të përmbledhur me shtypshkrim apo dorëshkrim, ai nënshkruhet në fund të çdo faqeje nga sekretari dhe në fund të dokumentit nga kryetari i seancës, menjëherë pas seancës, dhe përfshihet në dosjen gjyqësore. Procesverbali është pjesë përbërëse e dosjes gjyqësore dhe ruhet për aq kohë sa edhe vetë dosja. Rregullat e hollësishme për ruajtjen dhe arkivimin e procesverbalit përcaktohen me urdhër të Ministrit të Drejtësisë."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →