Neni 117
"Përmbajtja e aktit procedural Përveç kur ligji parashikon ndryshe, thirrja për në gjyq, kërkesëpadia e kundërpadia, duhet të tregojnë gjykatën, palët, objektin, shkaqet ligjore të kërkesës dhe përfundimet, si dhe datën e hartimit dhe duhet të nënshkruhen prej palës që e paraqet aktin ose nga përfaqësuesi i saj, si në origjinal ashtu dhe në kopjet për njoftim."