Neni 148-ç
"(Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Prokurorë mund të jenë shtetasit shqiptarë, që emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë pas përfundimit të Shkollës së Magjistraturës dhe pas kryerjes së procesit të verifikimit paraprak të pasurisë dhe të figurës së tyre, sipas ligjit. 2. Kriteret e tjera për përzgjedhjen dhe emërimin e prokurorëve parashikohen me ligj."