Neni 148-c
"(Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Mandati i Prokurorit të Përgjithshëm mbaron kur: a) mbush moshën e pensionit; b) përfundon mandatin 7-vjeçar; c) jep dorëheqjen; ç) shkarkohet sipas nenit 149/c të Kushtetutës, d) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit; dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën. 2. Mbarimi i mandatit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë."