Neni 148-d
"(Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Prokurori mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligjit. 2. Prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur: a) kryen shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës; b) është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. 3. Kundër vendimit të shkarkimit bëhet ankim në Gjykatën Kushtetuese. 4. Prokurori pezullohet nga detyra me vendim të Këshillit të Lartë të Prokurorisë kur: a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale; b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje; c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit."