NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 147-b

"(Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Mandati i anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor mbaron sipas rasteve të mëposhtme: a) mbush moshën e pensionit; b) përfundon mandatin 5-vjeçar; c) jep dorëheqjen; ç) shkarkohet sipas parashikimeve të nenit 147/c të Kushtetutës; d) vërtetohen kushtet e pazgjedhshmërisë dhe të papajtueshmërisë në ushtrimin e funksionit; dh) vërtetohet fakti i pamundësisë për të ushtruar detyrën. 2. Mbarimi i mandatit të anëtarit deklarohet me vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 3. Kur vendi i anëtarit mbetet vakant, organi që ka emëruar anëtarin paraardhës, sipas nenit 147, emëron një anëtar të ri, i cili qëndron në detyrë deri në përfundimin e mandatit të anëtarit të larguar. 4. Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit, përveç rasteve të parashikuara në nënparagrafët “c”, “ç”, “d” dhe “dh”, të paragrafit 1, të këtij neni."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →