NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 147-a

"(Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Këshilli i Lartë Gjyqësor ushtron funksionet e mëposhtme: a) emëron, vlerëson, ngre në detyrë dhe transferon gjyqtarët e të gjitha niveleve; b) vendos për masat disiplinore ndaj gjyqtarëve të të gjitha niveleve; c) i propozon Presidentit të Republikës kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës së Lartë, sipas ligjit; ç) miraton rregullat e etikës gjyqësore dhe mbikëqyr respektimin e tyre; d) drejton dhe kujdeset për mbarëvajtjen e punës në administratën e gjykatave, me përjashtim të mbarëvajtjes së strukturave të teknologjisë së informacionit në gjykata, e cila rregullohet me vendim të Këshillit të Ministrave; dh) propozon dhe administron buxhetin e tij dhe të gjykatave; e) informon publikun dhe Kuvendin për gjendjen e sistemit gjyqësor; ë) ushtron funksione të tjera të caktuara me ligj. 2. Ligji mund të parashikojë krijimin e komisioneve vendimmarrëse pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor. 3. Ministri i Drejtësisë mund të marrë pjesë, pa të drejtë vote, në mbledhjet e Këshillit të Lartë Gjyqësor kur diskutohen çështje që lidhen me planifikimin strategjik dhe buxhetin e pushtetit gjyqësor."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →