Neni 147-c
"(Shtuar me ligjin nr.76/2016, datë 22.7.2016) 1. Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor mban përgjegjësi disiplinore, sipas ligjit. 2. Ai shkarkohet nga Gjykata Kushtetuese kur: a) kryen shkelje të rënda profesionale ose etike; b) është dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi. 3. Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur: a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale; b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të rëndë të kryer me dashje; c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit."