NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 7

"Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas të huaj (Ndryshuar shkronja “d” me ligjin nr. 8733, datë 24.1.2001; shtuar shkronja “h” me ligjin nr. 9086, datë 19.6.2003; shtuar shkronja “i” me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004; ndryshuar shkronja “c” me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shtuar shkronja “j” me ligjin nr. 10 023, datë 27.11.2008; hequr shkronja “e” dhe ndryshuar shkronjat “h” dhe “i” me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Shtetasi i huaj, që kryen vepër penale në territorin e Republikës së Shqipërisë, përgjigjet në bazë të ligjit penal të Republikës së Shqipërisë. Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kryen në dëm të interesave të shtetit ose të shtetasit shqiptar një nga krimet e mëposhtme: a) krime kundër njerëzimit; b) krime kundër pavarësisë dhe rendit kushtetues; c) vepra me qëllime terroriste; d) organizimi i prostitucionit, trafikimi i jashtëligjshëm i njerëzve, fëmijëve dhe grave, prodhimi dhe trafikimi i jashtëligjshëm i armëve, drogës, substancave të tjera narkotike e psikotrope, i substancave bërthamore, i materialeve pornografike, si dhe trafikimi i jashtëligjshëm i veprave të artit dhe i objekteve me vlerë historike, kulturore dhe arkeologjike; f) falsifikimi i vulës së shtetit shqiptar, parave dhe letrave me vlerë shqiptare; g) krime që cenojnë jetën dhe shëndetin e shtetasit shqiptar, për të cilat ligji parashikon dënim mbi pesë vjet burgim ose çdo lloj dënimi më të rëndë; h) pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; i) krimet e korrupsionit në sektorin publik ose privat, si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm; j) vepra penale në fushën e teknologjisë së informacionit."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →