NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 7-a

"Juridiksioni universal (Shtuar me ligjin nr. 9686, datë 26.2.2007; shtuar shkronja “dh” me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që ndodhet në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe nuk është ekstraduar, i cili jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë ka kryer njërën nga veprat e mëposhtme: a) krime kundër njerëzimit; b) krime lufte; c) gjenocid; ç) vepra me qëllime terroriste; d) torturë; dh) financim terrorizmi. Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin e huaj, që jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë kryen ndonjërën nga veprat penale, për të cilat ligje të veçanta ose marrëveshje ndërkombëtare, ku Republika e Shqipërisë është palë, përcaktojnë zbatueshmërinë e legjislacionit penal shqiptar."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →