NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 6

"Zbatimi i ligjit penal për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë (Shtuar fjali me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012) Për vepra penale të kryera nga shtetas shqiptarë brenda territorit të Republikës së Shqipërisë zbatohet ligji penal i Republikës së Shqipërisë. Ligji penal i Republikës së Shqipërisë është i zbatueshëm edhe për shtetasin shqiptar që kryen krim në territorin e një shteti tjetër, kur krimi është njëkohësisht i dënueshëm dhe derisa nuk është dhënë për të një vendim përfundimtar nga një gjykatë e huaj. Kushti për dënueshmërinë e njëkohshme në territorin e shtetit tjetër nuk zbatohet në rastet e krimeve të korrupsionit në sektorin publik ose privat, si dhe të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Në kuptim të këtij neni shtetas shqiptarë do të konsiderohen edhe ata persona që përveç shtetësisë shqiptare gëzojnë edhe shtetësi tjetër."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →