Neni 201-ç
"Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Prodhimi, përpunimi, trajtimi, përdorimi, ruajtja, magazinimi, transportimi, importimi, eksportimi ose asgjësimi i materialeve bërthamore ose substancave të tjera radioaktive të rrezikshme, në shkelje të kërkesave të legjislacionit përkatës ose të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëm të rëndë në cilësinë e ajrit, cilësinë e tokës ose cilësinë e ujit, apo në kafshë ose në bimë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet. Po kjo vepër kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë si pasojë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesëmbëdhjetë vjet deri në njëzet vjet. Kur kjo vepër kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër vjet."