NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 201-c

"Aktivitetet e rrezikshme (Shtuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Funksionimi i një impianti ku zhvillohet aktivitet i rrezikshëm ose ku ruhen apo përdoren substanca apo preparate të rrezikshme, në shkelje të kërkesave të legjislacionit përkatës ose të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, të cilat shkaktojnë ose ka mundësi të shkaktojnë dëme të rënda jashtë impiantit në cilësinë e ajrit, cilësinë e tokës ose cilësinë e ujit, në kafshë apo në bimë, dënohet me burgim nga dy deri në tetë vjet. Po kjo vepër, kur shkakton ose ka mundësi të shkaktojë dëmtim të rëndë në shëndetin e njerëzve, dënohet me burgim nga dy deri në dhjetë vjet. Kur nga vepra ka ardhur ose ka mundësi të vijë vdekja e personit, dënohet me burgim nga pesë deri në pesëmbëdhjetë vjet. Kur kjo vepër kryhet nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →