Neni 202
"Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër (Ndryshuar me ligjin nr. 44/2019, datë 18.7.2019) Vrasja, shkatërrimi, zotërimi, marrja e ekzemplarëve të specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së egër ose pjesëve apo nënprodukteve të tyre, duke shkelur kërkesat e legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e faunës së egër dhe për zonat e mbrojtura apo të lejeve dhe autorizimeve të lëshuara nga organet kompetente, me përjashtim të rasteve kur një gjë e tillë ka ndodhur mbi një sasi të papërfillshme të këtyre ekzemplarëve dhe ka ndikim të papërfillshëm mbi statusin e ruajtjes së specieve, dënohet me gjobë ose me burgim deri në shtatë vjet."