NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 953

"Shpërblimi i agjentit tregtar Në mungesë të ndonjë marrëveshjeje ndërmjet palëve mbi këtë çështje, agjenti tregtar ka të drejtën e shpërblimit që agjentët tregtarë, të caktuar për kontratat që formojnë objektin e kontratës së tij të agjencisë, përfitojnë zakonisht në vendin ku ai ushtron aktivitetin e tij. Nëse nuk ekziston një praktikë e tillë zakonore, agjenti tregtar duhet të ketë të drejtën për një shpërblim të arsyeshëm, duke patur parasysh të gjitha aspektet e kontratës. Konsiderohen si shpërblim i agjentit të gjitha elementet e pagesës që përfiton ai dhe që ndryshojnë sipas numrit apo vlerës së veprimeve tregtare. Në mungesë të zakoneve të tilla, agjenti tregtar ka të drejtën e një shpërblimi të arsyeshëm, që merr parasysh të gjitha elementet që kanë të bëjnë me veprimin."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →