Neni 954
"Agjenti tregtar ka të drejtën e shpërblimit për kontratat e përfunduara gjatë periudhës së kontratës së agjencisë: a) nëse kontrata është përfunduar si rezultat i veprimit të tij; b) nëse kontrata është përfunduar me një të tretë, të cilin ai kishte fituar më parë si klient për kontrata të të njëjtit lloj; c) nëse ai ka një të drejtë ekskluzive për një zonë gjeografike të caktuar ose një grupi klientësh dhe kontrata është kryer me një klient që i përket kësaj zone dhe/ose këtij grupi. Për një kontratë të përfunduar pas përfundimit të kontratës së agjencisë, agjenti tregtar ka të drejtën e shpërblimit: a) nëse kontrata i detyrohet kryesisht përpjekjeve të tij të kryera gjatë kontratës së agjencisë, pavarësisht se kontratat janë përfunduar në një afat kohor të arsyeshëm, pas mbarimit të kontratës së agjencisë; ose b) nëse porosia e një të treti ka qenë marrë nga porositësi ose nga agjenti tregtar para mbarimit të kontratës së agjencisë. Agjenti tregtar nuk ka të drejtën e shpërblimit nëse ai i detyrohet agjentit tregtar paraardhës, përveç kur nuk rezulton nga rrethanat që është e drejtë që shpërblimi të ndahet mes agjentëve tregtarë. Shpërblimi bëhet i pagueshëm në momentin dhe në masën kur paraqitet një nga rrethanat e mëposhtme: a) pala porositëse ka ekzekutuar kontratën; b) pala porositëse duhej të kishte ekzekutuar kontratën, në përputhje me marrëveshjen e lidhur me palën e tretë; c) pala e tretë ka ekzekutuar kontratën. Shpërblimi merret më vonë kur një i tretë ka ekzekutuar pjesën e tij të kontratës apo do të duhej ta kishte ekzekutuar, nëse pala porositëse do të kishte ekzekutuar pjesën e tij të kontratës. Shpërblimi paguhet jo më vonë se dita e fundit e muajit që vjen pas tremujorit, në të cilin bëhet i kërkueshëm. Nuk mund të shmanget me marrëveshje zbatimi i kësaj dispozite në dëm të agjentit tregtar."