NENI.AL
LIBRARIA LIGJORE

Neni 952

"Të drejtat dhe detyrimet e palëve Agjenti tregtar, në ushtrimin e aktiviteteve të tij, duhet të kujdeset për interesat e porositësit dhe të veprojë me korrektësi dhe mirëbesim për të përmbushur detyrimet e tij. Agjenti tregtar duhet në veçanti: a) të përpiqet për të negociuar dhe, kur është rasti, të lidhë kontratat për të cilat është ngarkuar; b) t’i njoftojë porositësit çdo informacion të nevojshëm që ai disponon; c) të zbatojë udhëzimet e arsyeshme të dhëna nga porositësi. Porositësi, në marrëdhëniet e tij me agjentin tregtar, duhet të veprojë me korrektësi dhe mirëbesim për të përmbushur detyrimet e tij. Porositësi duhet në veçanti: a) të vërë në dispozicion të agjentit tregtar dokumentacionin e nevojshëm që ka të bëjë me kontratat në fjalë; b) t’i sigurojë agjentit tregtar informacionet e nevojshme për përmbushjen e kontratës së agjencisë, veçanërisht të njoftojë agjentin tregtar në një afat kohor të arsyeshëm, sapo ai parashikon që volumi i kontratave do të jetë në mënyrë të dukshme më i ulët se ai, të cilin agjenti tregtar do të priste normalisht. Porositësi, gjithashtu, duhet të informojë agjentin tregtar në një afat kohor të arsyeshëm, për pranimin, refuzimin ose mosekzekutimin e një kontrate që agjenti tregtar ka siguruar për porositësin. Palët nuk mund të shmangen nga zbatimi i dispozitave të këtij neni."

Më shumë se thjesht tekst ligjor

bolt

Kërkim Rrufe

Gjeni çdo nen në më pak se 2 sekonda direkt në App.

psychology

Analizë AI

Inteligjenca artificiale që shpjegon lidhjet mes ligjeve.

phonelink_setup

Në Celular

Shtoje si aplikacion (PWA) për qasje të shpejtë në gjykatë.

Eksploro të gjitha kodet →