Neni 1012
"Kreditë e hotelierit, për shpërblimet e kryera ndaj personave bujtës, kanë privilegj mbi sendet e sjella prej tyre në hotel e në vartësitë e tij dhe që vazhdojnë të ndodhen aty. Privilegji ka efekt edhe në dëm të të tretëve, që kanë të drejta mbi vetë këto sende, me kusht që hotelieri të jetë në dijeni për këto të drejta në kohën kur sendet janë sjellë në hotel."