Neni 1011
"Për vlerësimin e përgjegjësisë, ose për të caktuar kufirin e shpërblimit, dispozitat për depozitat në hotel zbatohen edhe ndaj sipërmarrësve të klinikave shëndetësore publike dhe private, institucioneve për shfaqje publike, shtëpive të pushimit, hotel- pensioneve, restoranteve dhe për të gjitha rastet në të cilat, nga vetë veprimtaria e posaçme e zhvilluar nga sipërmarrësi, klienti nuk mund të kujdeset personalisht për ruajtjen e sendeve."