Neni 1013
"Llogaria rrjedhëse është një kontratë me të cilën palët detyrohen të regjistrojnë në një llogari kreditimet reciproke, duke e konsideruar të padisponueshme dhe të pakthyeshme deri në mbylljen e llogarisë. Teprica e llogarisë është e kthyeshme me mbarimin e afatit. Në qoftë se nuk është kërkuar pagimi, teprica konsiderohet e rinovuar për një kohë të pacaktuar."