Neni 90
"Parashtrimi i mosmarrëveshjes 1. Mosmarrëveshja mund të parashtrohet nga prokurori pranë njërës prej gjykatave në mosmarrëveshje ose nga i pandehuri dhe palët private. Parashtrimi paraqitet në sekretarinë e njërës prej gjykatave në mosmarrëveshje, me kërkesë të shkruar e të motivuar, të cilës i bashkohet dokumentacioni i nevojshëm. 2. Gjykata që ngre çështjen e mosmarrëveshjes merr vendim, me të cilin i paraqet Gjykatës së Lartë kopjen e akteve të nevojshme për zgjidhjen e saj, duke treguar palët dhe mbrojtësit. 3. Gjykata që ka dhënë vendimin, njofton menjëherë gjykatën në mosmarrëveshje."